Bota

Sanchez viziton të hënën Kievin tre vjet pas pushtimit rus: Rikonfirmojmë mbështetjen e Spanjës për demokracinë ukrainase!

Pas një samiti urgjent për Ukrainën të mbajtur në Paris me liderët evropianë të hënën, Sanchez përsëriti angazhimin e Spanjës për të mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus, ndërsa në të njëjtën kohë nuk u shfaq i gatshëm të fliste për dërgimin e trupave ndërkohë që lufta vazhdon.

21 Shkurt 2025, 10:07 Nga N.F
Sanchez viziton të hënën Kievin tre vjet pas pushtimit rus:
Pedro Sanchez

UKRAINË- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi përmes platformës X se do të udhëtojë në Kiev të hënën, në përvjetorin e pushtimit rus, për të riafirmuar mbështetjen e Spanjës për demokracinë ukrainase dhe për presidentin Volodymyr Zelenskyy. Ky njoftim vjen në ditën kur Zelenskyy pritet të mirëpresë Keith Kellogg, të dërguarin special të SHBA-së, mes një klime veçanërisht të tensionuar, pasi ai mori kritika të ashpra nga Donald Trump, katër ditë para datës së përvjetorit të tretë të pushtimit rus, i cili u zhvillua më 24 shkurt 2022.

Pas një samiti urgjent për Ukrainën të mbajtur në Paris me liderët evropianë të hënën, Sanchez përsëriti angazhimin e Spanjës për të mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus, ndërsa në të njëjtën kohë nuk u shfaq i gatshëm të fliste për dërgimin e trupave ndërkohë që lufta vazhdon.

“Është ende herët për të folur për vendosjen e trupave në Ukrainë. Nuk ka paqe në këtë moment," tha ministri i Jashtëm i vendit Jose Manuel Albarez.

Disa vende evropiane, të udhëhequra nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, po shqyrtojnë dërgimin e trupave evropiane në Ukrainë për të garantuar respektimin e një armëpushimi të mundshëm.

“Të flasësh për pavarësinë, dhe sigurisht, për paqen në Ukrainë, është si të flasësh për sigurinë edhe në Evropë”, tha Sanchez. Sipas tij paqja në Ukrainë, siguria evropiane, janë dy anët e së njëjtës medalje.

pedro sanchez

Sondazh

Poll