Politike

“1 mld euro, buxheti i këtij viti më i larti në shëndetësi”, Rama: Me hapjen e shkollës pranë Pediatrisë fëmijët e QSUT-së do të kenë mundësinë të mos ngelin prapa me mësimet

Rama gjatë fjalës së tij tha se spitali do të transformohet tashmë në një strukturë moderne. Rama theksoi se transformimi në sektorin e shëndetësisë është i gjithanshëm.

21 Shkurt 2025, 14:31 Nga N.F
“1 mld euro, buxheti i këtij viti më i larti në
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu morën pjesë në inaugurimin e Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT. Rama gjatë fjalës së tij tha se spitali do të transformohet tashmë në një strukturë moderne. Rama theksoi se transformimi në sektorin e shëndetësisë është i gjithanshëm.

“Investimi është pjesë e modernizimit të shëndetësisë. Transformimi është i gjithanshëm. Standardet më të larta bashkëkohore, ndërkohë që së shpejti me financimet e këtij viti do të realizojmë dhe transformimin e strukturës së tretë, të pediatrisë infektive.Është viti me buxhetin më të lartë për shëndetësinë, 1 miliard euro.  Një buxhet i lartë dhe i paimagjinueshëm pak vite më parë.”, tha ai.

Rama gjithashtu njoftoi se së shpejti pranë Pediatrisë në QSUT do të hapet një shkollë, që do të mundësojë që fëmijët e shtruar në spital të ndjekin lëndët dhe mos të ngelin prapa me mësimet.  Ai tha se kjo shkollë vjen në Shqipëri falë bashkëpunimit me miqtë izraelitë. Gjithashtu kryeministri foli edhe për buxhetin e këti viti ndërsa theksoi se 1 mld euro është një buxhet i lartë dhe i paimagjinueshëm deri sa vite më parë. 

"Së shpejti me financimet e këtij viti do transformojmë edhe strukturën e tretë të pediatrisë infektive. Është viti me buxhetin më të larë në shëndetësinë, 1 mld euro, një buxhet i lartë dhe i paimagjinueshëm deri sa vite më parë. Do bëjmë çmos ta realizojmë me cilësi dhe duke rritur kapacitet në të gjithë shërbimin shëndetësor të Republikës.

Jemi thuajse në përfundimi të punës për të future edhe një shërbim tjetër të ri, falë bashkëpunimit me një organizatë të njohur në fushën, miq izraelitë do sjellin shkollë para Pediatrisë, që fëmijët të ndjekin mësim dhe mos ngelen parapa në shkollë, me një program që i përshtatet gjendjes tyre jo optimale shëndetësore," tha Rama.

rama

Sondazh

Poll