Aktualitet

Arrestimi i Safet Bajrit me urdhër të SPAK, caktohet masë sigurie për Asmer Bilalin edhe Behar Bajrin

Ndalimi i tyre është bërë lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. 

21 Shkurt 2025, 13:41 Nga r.ll
Arrestimi i Safet Bajrit me urdhër të SPAK, caktohet masë sigurie
safet bajri, asmer bilali, behar bajri

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar arrestimin e Safet Bajrit ditën e sotme, i cili po shoqërohet nga Forcat Speciale të RENEA-s drejt Tiranës. 

Bëhet me dije se masë sigurie është caktuar edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin. Ndalimi i tyre është bërë lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Bilali është momentalisht në burgun e Reçit, ku edhe do t’i komunikohet akuza e re. 

Behar Bajri gjithashtu u ekstradua nga Franca nën masa të rrepta sigurie më 16 nëntor 2023. Ndaj tij rëndojnë 7 akuza, mes tyre vrasje me pagesë, grup kriminal. Ai u arrestua më 4 shtator 2023 në një lokal në Strasburg, pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik 2023 për llogari të dosjes “Metamorfoza”. Ndërkohë do t'i komunikohet edhe masa e re e sigurisë.

Fatbardh Lici u ekzekutua në Shkodër më 10 gusht 2018. 53-vjeçari u ekzekutua teksa po pinte një kafe në një lokal në lagjen Kiras. Lici njihet edhe si kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i "forti" i Shkodrës.

safet bajri spak behar bajri asmer bilali

Sondazh

Poll