Aktualitet

U arrestua me urdhër të SPAK, Safet Bajri do të merret në pyetje për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018

Bajri është nisur drejt Tiranës i shoqëruar nga Forcat Speciale të RENEA-s. 

21 Shkurt 2025, 13:29 Nga r.ll
U arrestua me urdhër të SPAK, Safet Bajri do të merret në
safet bajri

TIRANË- Safet Bajri është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në banesën e tij në Dobraç. Bajri është nisur drejt Tiranës i shoqëruar nga Forcat Speciale të RENEA-s. 

Bëhet me dije se Bajri i konsideruar si "i forti i Dobraçit" do të merret në pyetje lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. 

Fatbardh Lici u ekzekutua në Shkodër më 10 gusht 2018. 53-vjeçari u ekzekutua teksa po pinte një kafe në një lokal në lagjen Kiras. Lici njihet edhe si kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i "forti" i Shkodrës.

Safet Bajri doli publikisht në një emision televiziv dy netë më parë, ku i pyetur se përse RENEA kishte kryer kontrolle në banesën e tij, ai u shpreh se sa herë që efektivët kanë shkuar në banesën e tij, ai u ka vënë në dispozicion kamerat e sigurisë.

Gjithashtu ai foli edhe për konfliktin e përgjakshëm me familjen Lici me pasojë disa të vrarë në atentate, ku tha se “nuk ka pasur kurrë konflikte me këtë familje”.

“Në lidhje me masakrën e Dobraçit unë ua kam dhënë kamerat. Unë me atë familje nuk kam pasur kurrë asnjë problem. Asnjëherë në jetë nuk kemi pasur probleme me familjen Lici. Konflikti me familjen Lici nuk ekziston. Njerëzit mund të kenë inat pse unë kam shok x apo y… Unë Asmer Bilalin e kam shok dhe nuk e mohoj. Kurrë në jetë nuk i kam ndërhyrë në probleme dhe as nuk e lejoj të më ndërhyjë në problemet e mia”, tha ai.

safet bajri vrasja e fatbardh licit

Sondazh

Poll