Bota

Dhunuan për vdekje afrikano-amerikanin në SHBA, prokurorja e Nju Jorkut ngre akuza për vrasje ndaj 6 oficerëve

Një tjetër oficer burgu akuzohet për fshehje ose ndryshim informacioni për shkak se ka pastruar zonën ku është kryer krimi.

21 Shkurt 2025, 09:31 Nga N.F
Dhunuan për vdekje afrikano-amerikanin në SHBA, prokurorja e Nju
Dhunimi

SHBA- Akuza për vrasje janë ngritur kundër gjashtë oficerëve që rrahën për vdekje të afrikano-amerikanin, Robert Brooks ndërsa ai ishte i prangosur. Pamjet u përshkruan si "tronditëse" nga Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, e cila publikoi pamjet.

Tre roje të tjerë burgu po përballen gjithashtu me akuza për të njëjtin rast, vdekjen e Brooks, i cili po vuante një dënim 12-vjeçar për krime të dhunshme në një burg pranë kufirit kanadez. Një tjetër oficer burgu akuzohet për fshehje ose ndryshim informacioni për shkak se ka pastruar zonën ku është kryer krimi.

Të gjithë ata vepruan në bashkëpunim, me mospërfillje absolute ndaj jetës njerëzore duke ushtruar dhunë të shfrenuar që shkaktoi vdekjen e Robert Brooks. Viktima u rrahu dhe u dhunua barbarisht me grushta e shkelma nga efektivët të cilët i vendosën edhe një copë në gojë për të mos e dëgjuar teksa rënkonte nga dhimbjet.

Incidenti tragjik kujton rastin George Floyd u shpalos mbrëmjen e 9 dhjetorit. I burgosuri 43-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë natës. Në pamjet nga kamerat e mbajtura nga gardianët, shihet i burgosuri me fytyrën e mbuluar me gjak, teksa rrihet vazhdimisht, ndërsa duket i kontrolluar plotësisht, në shtratin e infermierisë së burgut, me të paktën gjashtë burra gjatë gjithë kohës rreth tij. Në mënyrë të përsëritur, rojet ia shtrëngojnë qafën.

prokurorja e nju jorkut robert brooks

Sondazh

Poll