Bota

Sot Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, UNESCO: Përmes saj, njeriu hyn në shoqëri, bën kulturën e grupit të cilit i takon

Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.

21 Shkurt 2025, 09:36 Nga M.B
Sot Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, UNESCO: Përmes saj,
Foto ilustruese

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare. Kjo ditë e shpallur nga UNESCO dhe festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.Një nga dokumentet e UNESCO-s (viti 1970) thotë se “Gjuha amtare shënjon rrugën e qenies njerëzore dhe përmes saj, njeriu hyn në shoqëri, bën kulturën e grupit të cilit i takon dhe vendos bazat për zhvillimin e aftësive intelektuale”.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare , e shpallur fillimisht nga UNESCO dhe e miratuar më vonë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, nënvizon rolin e gjuhëve në promovimin e përfshirjes dhe arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Sot njihen rreth 8324 gjuhë, shumë prej të cilave janë në rrezik të zhdukjes për shkak të globalizimit dhe ndryshimeve shoqërore.

Sigurimi që sistemet arsimore mbështesin të drejtën për të mësuar në gjuhën amtare është thelbësore për përmirësimin e rezultateve të të nxënit, pasi studentët që mësohen në një gjuhë që ata e kuptojnë plotësisht tregojnë aftësi më të mira të të kuptuarit, angazhimit dhe të menduarit kritik. UNESCO vlerëson se vetëm disa qindra gjuhëve u është dhënë vërtet një vend në sistemet arsimore dhe në domenin publik, dhe më pak se njëqind përdoren në botën digjitale.

february 21 international mother language day

Sondazh

Poll