Ekonomi

“La vajzën 4 muajshe dhe nuk erdhi më”/ Gjyshja jeton për mbesën në një prej konteinierëve të Manzës, djali i vdiq

10 Janar 2020, 11:59 Nga DOSJA
“La vajzën 4 muajshe dhe nuk erdhi më”/ Gjyshja jeton

MANZË– Në mes të konteinerëve në Manzë, ku janë vendosur familjet të cilave iu dëmtua banesa nga tërmeti i 26 nëntorit, gjen edhe nënë Behijen me mbesën e saj. Në kushte tejet ekstreme, e moshuara 71-vjeçare kujdeset për të miturën, e cila nuk ka pranë asnjë nga prindërit.

Që kur ishte 4 muajsha vogëlushja fle pranë gjirit të gjyshes së saj. Gjyshja tregon se djali i saj u martua me dashuri, por nuk funksionoi dhe mosmarrëveshjet e shumta mes çiftit bënë që martesa të mos zgjaste për shumë kohë . Siç tregon nënë Behija pas konflikteve nusja u largua dhe nuk u kthye më. “Në moshën 4 muajshe nëna e saj u largua dhe nuk erdhi më”, na tregon nëna.

8 muaj pas divorcit djali i Behijes ndërroi jetë, duke ia shtuar më shumë dhimbjen . 71-vjeçares i duhet të jetë baba dhe nënë për vogëlushen edhe pse mundësitë ekonomike dhe fizike janë të pakta.

“8 muaj pas divorcit ai vdiq dhe vajza mbeti vetëm. Mendoja, mirë nuk do rritet me mama, por të paktën ka të atin dhe nënën e babës së vet”, thotë Behija. Me një pension minimal nënë behja rrëfen se sa të vështirë e ka të kujdeset për mbesën. Shpeshherë duke lënë edhe ilaçet pa blerë.Sikur të gjitha këto probleme të mos mjaftonin, sot nënë behija së bashku me vogëlushen jetojnë në këtë kontenier me shpresën se dikur banesa do t’u rikonstruktohet. Apeli i saj i vetëm është që shteti t’i ndihmojë, mbase jo për të, por për vogëlushen e cila është krejt e pafajshme.

Marrë nga Ora News

(a.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale gjyshja ne manez tragjedia e 26 nentorit 2019 gjyshja ne manez tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll