Kreditë e buta, Veliaj jep lajmin e mirë: Muajin tjetër hapet thirrja për 1000 familje
1000 familje dhe çifte të reja në kryeqytet që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë të re sipas normave të interesave të tregut, do të përfitojnë nga pr...
Një nënë 26-vjeçare ka treguar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, marrëdhënien e komplikuar dhe xhelozinë e bashkëshortit të saj. Ajo ka rrëfyer se burri prej 6 vitesh, e ka dhunuar psikologjikisht duke e ofenduar me fjalë banale. Xhelozia ekstreme e tij e ka detyruar madje të tentojë të vrasë veten dhe dy vajzat e mitura, 3 dhe 4 vjeç.
E gjendur pa asnjë zgjidhje, pa asnjë përkrahje nga prindërit e bashkëshortit dhe në një gjendje psikologjike tepër të rënduar, për shkak të xhelozisë pa shkak nga ana e bashkëshortit, 26-vjeçarja tregon se ka tentuar madje të vrasë veten dhe dy vajzat e mitura, 3 dhe 4 vjeç.
Mirela Milori: Vjen një moment që ti vendos të ikësh nga shtëpia dhe kthehesh në shtëpinë tënde tek prindërit apo jo?
Zonja X: Po!
Mirela Milori: Kur kanë ardhur kërcënimet që ti i ke referuar dhe në polici?
Zonja X: Atë natë që kemi qenë në shtëpi, ka filuar debati jashtë mase me ofendime, tentoi të godiste, por hyri goca e madhe në mes dhe nuk goditi. Të nesërmen i thashë, do iki dhe nëse ti kthen edhe nuk ofendon më, atëherë është mirë, merr rrugën dhe hajde tek prindërit e mi.
Mirela Milori: Ti nuk u ktheve? Filuan kërcënimet në telefon?
Zonja X: Po sa u inatosa dhe thashë do vete ta denoncoj dhe do marr urdhër mbrojtje.
Mirela Milori: Çfarë të kërcënonte?
Zonja X: Po mua, familjen prapë i shante, i ofendonte, të njëjtat gjëra.
Mirela Milori: Sa kohë ke që je larguar?
Zonja X: 3 muaj e gjysmë.
Mirela Milori: Ti kërkon të ndahesh?
Zonja X: Të paktën të ndahem, që t’ju lidh fëmijëve ndihmë ekonomike ose diçka, se atje ku jam s’ka as kopësht.
Mirela Milori: Kaq e madhe është shtypja që ti s’e përballon dot?
Zonja X: Thuajse 6 vjet që ishte martesa ime, prindërit e mi njëherë në dy –tre muaj vinin atje, vetëm nga këto fjalë, xhelozi për gjithë njerëzit. Sa njëherë ka ardhur djali i dajës nga Gjermania dhe ai ishte atë kohë në Greqi dhe e marr në telefon i them kshu kshu dhe më thotë: Se mos flesh me djalin e dajës sonte? Fjalët më ofenduese.
Më tej gjatë rrëfimit të saj, nëna e dy fëmijëve tregon që ka tentuar të vrasë veten dhe fëmijët.
Zonja X: Dy- tre herë kam tentuar të vras veten dhe i kam thënë do marr fëmijët dhe do vras veten. Shko bëje më thoshte po jo këtej, shko bëje nga prindërit e tu.
Mirela Milori: Si ke tentuar të vrasësh veten? Po vajzat ku do i lësh?
Zonja X: Bashkë me vajzat!
Mirela Milori: Ke tentuar të vrasësh vajzat dhe veten, po pse?
Zonja X: E shihja të pamundur!
Mirela Milori: Sa herë ka qenë ky momnet?
Zonja X: Dy herë. Njëherë kur kam qenë vetëm me gocën e madhe dhe njëherë kam qenë me gocën e vogël. Ka qenë 2 muaj e gjysmë. I thoja do i marr fëmijët dhe do hidhem në lumë se nuk mundem më. Shko më thoshte por jo këtej nga zona ime, shko bëje tek prindërit e t’u këtë gjë.
Marrë nga tvklan.al
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
1000 familje dhe çifte të reja në kryeqytet që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë të re sipas normave të interesave të tregut, do të përfitojnë nga pr...
VLORË- Histori prekëse e vogëlushit nga Vlora. 12-vjeçari Isaelo Xhemali u braktis nga prindërit biologjikë, duke u hedhur në koshin e plehrave që k...
THUMANË– Banorët e Thumanës po vuajnë strehimin në këto ditë të ftohta dimri. Ata kërkojnë një përgjigje nga bashkia sesi do të zgjidhet përfundimisht stre...
TIRANË- Qeveria ka vendosur të liberalizojë tregun e kontrollit teknik të automjeteve, që sot vijon të kryhet ende nga kompania SGS Automotive Albania, pas...
TIRANË- Një 43-vjeçar nga Tepelena ka treguar mesditën e sotme në programin “Historia ime”, në TV Klan dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar va...
Një i ri nga Laçi, i dënuar për dhunë në familje është “harruar” në burgun e Shënkollit, duke bërë 38 ditë më shumë, nga sa ishte dënuar. Shkaku, vendimi...
TIRANË- Drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Keri, ka reaguar pas situatës së krijuar me pezullimet e udhëtimeve të kompanisë “Fly Ernest”. Në një reagim p...
TIRANË- Pezullimi i shumë prej fluturimeve të kompanisë “Fly Ernert”, ka sjell protèsta të pasagjerëve, të cilët prej orësh kanë pritur për udhëtimin e tyr...
TIRANË- Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video nga finalja e emisionit ‘Hell’s Kitchen’, e cila...
Emisioni “Historia ime” në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë aspak të zakontë të një 43-vjeçari, i cili jeton në Tepelenë. Ilir Dehari me profesi...