Ekonomi

“E gjeta teksa mblidhja kanaçe”/ Historia prekëse e 12-vjeçarit që u braktis nga prindërit biologjikë dhe u rrit nga r

8 Janar 2020, 12:53 Nga DOSJA
“E gjeta teksa mblidhja kanaçe”/ Historia prekëse e

VLORË- Histori prekëse e vogëlushit nga Vlora. 12-vjeçari Isaelo Xhemali u braktis nga prindërit biologjikë, duke u hedhur në koshin e plehrave që kur ishte foshnje.Fatmirësisht zoti deshi që ai të jetonte, duke e ndeshur me një zotëri nga komuniteti rom, i cili e mori në shtëpinë e tij.

Tashmë Isaelo është 12 vjeç, ai shkon në shkollë, mëson shumë dhe tregon se prindërit që e birësuan i do pafund. Kur e mësoi se ishte i birësuar ai nuk e besoi, por më vonë e kuptoi rëndësinë e familjes që e rriti dhe është krenar për të. Ndonëse në kushte të vështira ekonomike Isaleo i di sakrificat e prindërve të tij dhe mundohet çdo ditë duke mësuar, në mënyrë që t’ua shpërblejë mundin që kanë bërë për të.

Isaelo Xhemali: Më dukej e pabesueshme, por pastaj e besova. As i njoh as i kam parë ndonjëherë. Njoh vetëm këta që më kanë rritur. Këta mbeten familja ime, tregon 12- vjeçari në një intervistë për Syri.net

Deri më sot, prindërit biologjikë nuk e kanë kërkuar, por Isaelo thotë se sërish do të zgjidhte të jetonte në këtë familje që e rriti, pavarësisht se nuk i përket këtij komuniteti Babai, i cili e birësoi, Leonard Xhemali rrëfen momentin kur e gjeti Isaelon në kosh.

Leonard Xhemali: Aty te kazanët teksa mblidhja kanoçet e kam gjetur. Pandeha se ishte mace, kur e kam gjetur me erdhi keq dhe kam qarë.  E mora dhe e solla këtu.

Familja Xhemali e përbërë  tashmë nga 7 anëtarë, mbijeton duke gërmuar çdo ditë nëpër koshat e plehrave të Vlorës. Edhe Isaelo kontribuon duke mbledhur shishe për të ndihmuar familjen, sapo mbaron mësimin apo në ditët e pushimit.

(a.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale isaelo xhemali leonard xhemali vlore isaelo xhemali leonard xhemali vlore

Sondazh

Poll