Politike

Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë, Berisha: Miting i organizuar për të mbrojtur vjedhjet e tyre

Berisha tha se ai takim ishte mbrojtje e vjedhjeve përmes kompanive të cilat së bashku nuk bëhen as 1/6 e atyre që Rama ka vjedhur me Veliajn me Inceneratorët, "5D"-në dhe në shumë afera të tjera.

20 Shkurt 2025, 19:11 Nga r.ll
Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë, Berisha: Miting i
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin përkujtimor të Lëvizjes Dhjetor ’90. Gjatë fjalës së tij ai ka komentuar dhe takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me punonjësit e bashkisë Tiranës. Berisha e cilësoi takimin si një miting të organizuar për mbrojtur vjedhjet e vetë kryeministrit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas tij ishte mbrojtje e vjedhjeve përmes kompanive të cilat së bashku nuk bëhen as 1/6 e atyre që Rama ka vjedhur me Veliajn me Inceneratorët, "5D"-në dhe në shumë afera të tjera.

"Shumicës prej jush këtu u takoi misioni të përballen me dy diktatura. 34 vite më parë me diktaturën komuniste. Sot, pas 34 vitesh me një diktaturë tjetër. Diktaturë krimi, droge, vjedhje e shqiptarëve. Shikoni çfarë ndodh.

Në rast se ktheheni dy javët e fundit, është seriali real më i jashtëzakonshëm i Narcos-it, por tashmë i zhvilluar jo në skenat e Hollivudit, por i zhvilluar në pallatet e pushtetit të Tiranës, në rrugët e këtij qyteti. Një javë më parë rethonte për të rrahur gjykatësit, për t’i marrë peng. Sot, organizojnë miting, për çfarë?
Për të mbrojtur vjedhjen, që vetëm një garderobë arrinte sa e Asadit. Dhe ky është vetëm aspekti, absolutisht më i vogël.

Çfarë ishte mitingu i sotëm? Ai ka shumë lexime, në shumë plane. Por në një plan ishte mbrojtja, avokatia publike e narkosve, të garderobës të Lajla Asadit të Shqipërisë. ishte mbrojtja e vjedhjeve nëpërmjet kompanive, të cilat së bashku s’bëjnë as 1/6 e atyre që Edi Rama ka vjedhur bashkë me Erion Veliajn në djegësat, me 5D dhe në shumë e shumë afera të tjera të përbashkëta.", tha Berisha. 

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll