Politike

“Më futi në ‘luftë’ shiu dhe balta e Sharrës”, Rama kujton kthimin nga Franca: Pranova të përfshihesha në qeverinë e Fatos Nanos, vetëm kur…

Rama u shpreh se dita kur mori këtë vendim ka qenë kur ka ardhur nga Franca për Të përcjellë babanë e tij për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës. 

20 Shkurt 2025, 18:19 Nga E. D
“Më futi në ‘luftë’ shiu dhe balta e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para punonjëve të bashkisë Tiranë zbuloi edhe arsyen se përse vendosi që t’i thotë po propozimit të drejtuesit të PS në atë kohë, Fatos Nano, për t’u përfshirë në qeveri. Rama u shpreh se dita kur mori këtë vendim ka qenë kur ka ardhur nga Franca për Të përcjellë babanë e tij për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës. 

“E dini, se nuk e kam thënë ndonjëherë, mua më ka futur në këtë luftë balta dhe shiu në varrezën e Sharrës. Kur erdha nga Franca për të përcjellë tim atë, u kthyem në shtëpi si nga lufta me baltën deri sipër gjunjëve, ndaj nuk i thash dot jo thirrjes së fatos Nanos që të përfshihesha në qeveri”, tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll