Sport

Lamine Yamal sfidon bestytnitë: "Ne jemi më të fortët, do ta fitojmë La Ligën"...

“Të jesh favorit është e kotë, duhet të besojmë se jemi më të mirët dhe mendoj se jemi. Kemi lojtarët më të mirë dhe do të fitojmë kampionatin."

20 Shkurt 2025, 14:00 Nga DOSJA
Lamine Yamal sfidon bestytnitë: "Ne jemi më të fortët,

SPANJE - Lamine Yamal po shkëlqen për Barcelonën këtë sezon. Pas daljes në plan të parë vitin e kaluar, talenti i ri mëngjarash po përmbush të gjitha pritshmëritë, duke u bërë një nga protagonistët kryesorë të sulmit Blaugrana vetëm në moshën 17-vjeçare.

I rritur në akademinë prestigjioze të të rinjve të La Masia, ndërkombëtari spanjol (17 ndeshje dhe 3 gola) është një lojtar kyç në paraqitjet e shkëlqyera të skuadrës së Hansi Flick, ende në garë në tre fronte.

Në një intervistë për Mundo Deportivo, Yamal shprehu besimin e tij për të fituar La Ligën: "Që nga fillimi i sezonit kam thënë gjithmonë që duhet të kesh besim te vetja. Të jesh favorit është e kotë, duhet të besojmë se jemi më të mirët dhe mendoj se jemi. Kemi lojtarët më të mirë dhe do të fitojmë kampionatin."

Sa i përket Champions League, talenti Blaugrana është po aq i bindur për shanset e ekipit të tij: "Gjithçka varet nga ne. Në Champions League është vetëm një ekip më i favorizuar se ne, dhe ai është Liverpooli sepse ata doli i pari. Dhe në La Liga ne jemi aktualisht të parët. Çdo fitore na afron gjithnjë e më afër qëllimit final".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll