Aktualitet

Me kokainë gati për shitje, arrestohet 26-vjeçari në Krujë

 Pas kontrollit të policisë në automjetin dhe banesën e 26-vjeçarit, i janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë dhe steka me cigare pa pullë fiskale. Sipas policisë dyshohet se lëndën narkotike kokainë ai e posedonte me qëllim shitjen në doza. 

20 Shkurt 2025, 11:38 Nga M.L
Me kokainë gati për shitje, arrestohet 26-vjeçari në
Foto ilustruese

KRUJË- Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Krujë për trafikim të lëndëve narkotike.I riu me inicialet E.P ishte me precedent penal të mëparshëm për të njëjtën veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Mësohet se pas kontrollit të policisë në automjetin dhe banesën e 26-vjeçarit, i janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë dhe steka me cigare pa pullë fiskale. Sipas policisë dyshohet se lëndën narkotike kokainë ai e posedonte me qëllim shitjen në doza. 

Njoftimi i policisë:

Krujë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. U kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza, arrestohet 26-vjeçari, me precedent për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen 23.5 gramë kokainë që u gjetën në automjetin e 26-vjeçarit dhe steka me cigare pa pullë fiskale që u gjetën në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi:

E. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në Rinas, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. P., në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 9 steka me paketa me cigare, pa fullë fiksale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e krujës

Sondazh

Poll