Aktualitet

Turizëm gjithë vitin/ Të dhënat: Netqëndrimet e të huajve në Shqipëri rriten me 26% në muajin dhjetor

Gjatë muajit Dhjetor 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 13,8%, krahasuar me Dhjetor 2023. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 20,2%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 14,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

20 Shkurt 2025, 11:39 Nga B.Z
Turizëm gjithë vitin/ Të dhënat: Netqëndrimet e të
Foto ilustruese

TIRANË - Shqipëria nuk është interesante për turistët vetëm në verë, por përgjatë gjithë vitit. Të dhënat e INSTAT për strukturat akomoduese bëjnë të ditur se në dhjetor, vizitorët e huaj u rritën me 21% me bazë vjetore, ndërsa netë qëndrimet me gati 26%. Më i dobët ka rezultuar turizmi i brendshëm me ritme rritjeje një shifrore.

Sipas INSTAT, në muajin Dhjetor 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë:

Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 13,8%, në krahasim me Dhjetor 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 17,9%, në krahasim me Dhjetor 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

Vizitorë nga jugu në veri

Gjatë muajit Dhjetor 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 13,8%, krahasuar me Dhjetor 2023. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 20,2%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 14,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 19,1%.

Në muajin Dhjetor 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

Gjatë muajit Dhjetor2024, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 17,9%, në krahasim me muajin Dhjetor 2023. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 26,5%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 21,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 23,9%.

Në muajin Dhjetor 2024, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

Edhe hotelet kanë qenë më të zëna

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18,1%, kundrejt 13,3% që ishte në muajin Dhjetor 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18,0 %, kundrejt 14,7% që ishte në muajin Dhjetor 2023./Monitor

turizem

Sondazh

Poll