Aktualitet

RENEA doli ‘duar bosh’/ Safet Bajri shfaqet LIVE në TV: Me familjen Lici nuk kam pasur asnjë problem

I pyetur se përse RENEA kishte kryer kontrolle në banesën e tij, ai u shpreh se sa herë që efektivët kanë shkuar në banesën e tij, ai u ka vënë në dispozicion kamerat e sigurisë.

19 Shkurt 2025, 23:29 Nga I.A

RENEA doli ‘duar bosh’/ Safet Bajri shfaqet LIVE në TV: Me

TIRANË- Safet Bajri është shfaqur mbrëmjen e sotme, pas aksionit në Shkodër për kapjen e tij.  Bajri është shfaqur LIVE në emisionin “Top Story” ku po diskutohej për këto zhvillime. Ai mohoi gjithçka duke deklaruar se emri i tij po keqpërdoret dhe se nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale.

I pyetur se përse RENEA kishte kryer kontrolle në banesën e tij, ai u shpreh se sa herë që efektivët kanë shkuar në banesën e tij, ai u ka vënë në dispozicion kamerat e sigurisë.

I përfolur për një konflikt të përgjakshëm me familjen Lici me pasojë disa të vrarë në atentate, ai tha se “nuk ka pasur kurrë konflikte me këtë familje”.

“Në lidhje me masakrën e Dobraçit unë ua kam dhënë kamerat. Unë me atë familje nuk kam pasur kurrë asnjë problem. Asnjëherë në jetë nuk kemi pasur probleme me familjen Lici.

Konflikti me familjen Lici nuk ekziston. Njerëzit mund të kenë inat pse unë kam shok x apo y… Unë Asmer Bilalin e kam shok dhe nuk e mohoj. Kurrë në jetë nuk i kam ndërhyrë në probleme dhe as nuk e lejoj të më ndërhyjë në problemet e mia”, tha ai.

I pyetur në lidhje me pasuritë e tij dhe nëse ka pasur sekuestrim, ai tha se çdo gjë është e verifikueshme dhe se nuk ka pasur asnjëherë sekuestrime.

“Unë kam bërë 13 vite burg, kam bërë 4 vite kam dalë i pafajshëm, kam bërë dhe 2 vite dhe prapë pastaj ma pushuan çështjen, 6 vite tërë jetën”, deklaroi ai.

I akuzuar për përfshirje në fushatë elektorale për PS-në dhe në mbledhja votash për partinë në pushtet, ai sërish e mohoi: Nuk i njoh fare dhe nuk më intereson politika.

Sondazh

Poll