Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Kukës, vetëdorëzohet në polici autori bashkë me armën e krimit

Sipas informacioneve policore ngjarja ka ndodhur pas dyshja janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, ku ka qenë Halilaj, ai i cili ka goditur me grusht autorin, Sebastian Muçmata.

19 Shkurt 2025, 22:33 Nga r.ll
Plagosja me armë zjarri në Kukës, vetëdorëzohet në
vendngjarja

KUKËS- Autori i plagosjes së sotme në Kukës, Sebastian Muçmata është vetëdorëzuar në polici, bashkë me armën e krimit tip pistoletë. 25-vjeçari plagosi me armë zjarri, Elvis Halilajn, kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj. Sebastian Muçmata raportohet se është vëllai i Zenel Muçmatës, që mban postin e drejtorit të shërbimeve në bashkinë Kukës.

Sipas informacioneve policore ngjarja ka ndodhur pas dyshja janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, ku ka qenë Halilaj, ai i cili ka goditur me grusht autorin, Sebastian Muçmata. Pas kësaj 29-vjeçari është larguar për në banesën e tij.

Ai është ndjekur me makinë nga autori dhe kur Halilaj ka pranë banesës ai e ka qëlluar. Plumbi e ka kapur të riun në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm. 29-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të informacionit të dhënë më herët, lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit E. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe intensive hetimore, kontrolleve të pandërprera të Policisë dhe komunikimit të vazhdueshëm me familjarët, rreth orës 21:00, autori i dyshuar, shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Kukës, është vetëdorëzuar së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se e ka përdorur në këtë ngjarje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Plagosja me armë zjarri në Kukës, vetëdorëzohet në
arma e krimit

elvis halilaj arbet halilaj plagosje ne kukes seabastian mucmata

Sondazh

Poll