Aktualitet

Para një jave kreu kontroll në qelinë e Metës, sot efektivi i dha fund jetës, shkak për vetëvrasjen u bë presioni nga ministri Manja dhe drejtori i Policisë së Burgjeve

Pas reagimit të kreut të PL-së, ministri Manja dhe drejtori i Burgjeve i kanë bërë presion drejtuesve të burgut 313, Lilës dhe Nelës, të cilët fajin për këtë kontroll ia kanë hedhur Gencit.

19 Shkurt 2025, 21:34 Nga r.ll
Para një jave kreu kontroll në qelinë e Metës, sot efektivi
manja, qose

TIRANË- Një punonjës i policisë së burgjeve i ka dhënë sot fund jetës në banesën e tij në Tiranë. 48-vjeçari, Genci Aliaj, i cili shërbente te burgu 313 në kryeqytet ka vrarë veten me armë zjarri tip pistoletë reth orës 11:00

Në njoftimin e policisë, thuhej se shkaqet që çuan policin drejt vetëvrasjes janë të paqarta. Sipas një denoncimi te JOQ për ngjarjen e rëndë, thuhet se Aliaj ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm, ndërsa shtohet më tej se shkak për vetëvrasjen është bërë presioni që ai ka pasur nga eprorët. Te këta të fundit përfshihet Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, drejtori i Policisë së Burgjeve, Klevis Qose, drejtori i burgut Gentjan Lila dhe shefi i Policisë Dylber Nela

Ky presion ka ardhur nga një urdhër kontrolli që 48-vjeçari ka marë për të kryer kontroll në qelinë numër 5 te burgu 313 ku ndodhet presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit e denoncoi këtë kontroll në rrjetet e tij sociale, ku shprehej se teksa po dëgjonte fjalimin e kryeministrit Edi Rama, rojet kanë shkuar te qelia e tij i kanë ndërprerë bukën dhe kanë nisur një kontroll të imtësishëm fizik dhe në qeli. 

Pas reagimit të kreut të PL-së, ministri Manja dhe drejtori i Burgjeve i kanë bërë presion drejtuesve të burgut 313, Lilës dhe Nelës, të cilët fajin për këtë kontroll ia kanë hedhur Gencit. Ky i fundit, thuhet se ka kërkuar në gjendje të rënduar emocionale, ka kërkuar leje për disa ditë, por leja nuk është miratuar. Pas kësaj 48-vjeçari është detyruar të dorëzojë raport si i sëmurë për të qëndruar në shtëpi dhe nuk ishte paraqitur në punë prej 5 ditë, ndërsa sot u dha lajmi për vetëvrasjen e tij. 

genci aliaj ulsi manja burgu 313 ilir meta klevis qose

Sondazh

Poll