Sport

Gjimshiti analizon eliminimin e Atalantës: “E kam të vështirë të gjej fjalët…”

Një nga lojtarët e parë të Bergamos që foli ishte kapiteni i kombëtares kuqezi, Berat Djimsiti, i cili analizoi në mikrofonin e Sky disfatën 3-1 kundër Bruges dhe eliminimin nga Champions League.

19 Shkurt 2025, 01:13 Nga DOSJA
Gjimshiti analizon eliminimin e Atalantës: “E kam të

ITALI - Kaq shumë zhgënjim në kampin bergamask të Atalantës. Një nga lojtarët e parë të Bergamos që foli ishte kapiteni i kombëtares kuqezi, Berat Djimsiti, i cili analizoi në mikrofonin e Sky disfatën 3-1 kundër Bruges dhe eliminimin nga Champions League.

"Është e vështirë të gjesh fjalët, urime për ta. Në pjesën e parë shënuan tre gola në kundërsulm, duke shënuar menjëherë, ata e komplikuan lojën tonë. Një skuadër e mirë, ata na bënë gjërat më të vështira në ndeshjen e parë se sa në ndeshjen e kthimit, ishin vdekjeprurës në një ndeshje kaq të rëndësishme sidomos për ne që na u desh të përmbysanim rezultatin e ndeshjes së pare. Tani duhet të mësojmë nga gabimet tona.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll