Sport

VIDEO / Feynoord bën surprizën në Milano dhe kualifikohet!

Në ‘San Siro’, ku kuqezinjtë shënuan që në minutën e parë me Gimenez, kartoni i kuq për Theo Hernandez-in në minutën e 51-të ndryshon plotësisht lojën.

18 Shkurt 2025, 22:50 Nga DOSJA
VIDEO / Feynoord bën surprizën në Milano dhe kualifikohet!

ITALI - Në ndeshjen e kthimin të play-off-it të Ligës së Kampionëve, Milani nuk shkon më larg se 1-1 ndaj Feyenoordit, nuk arrin të përmbysë humbjen 1-0 të ndeshjes së parë dhe eliminohet. Në ‘San Siro’, ku kuqezinjtë shënuan që në minutën e parë me Gimenez, kartoni i kuq për Theo Hernandez-in në minutën e 51-të ndryshon plotësisht lojën.

Ekipi i Conceição, që mbeti me 10 lojtarë, pësoi golin e barazimit nga Carranza në minutën e 73-të. Në çerekfinale kalojnë holandezët, që do të përballen me Interin ose Arsenalin. Milani kalon menjëherë në avantazh ndaj Feyenoord-it, Santiago Gimenez shënon, por nuk feston kundër ish-skuadrës së tij. 1-0 në ‘San Siro’ pas vetëm 43 sekondash lojë.

Krosim nga e djathta nga Pulisic, në shtyllën e dytë Thiaë e kalon topin te sulmuesi meksikan, i cili shënon kundër ish-shokëve të ekipit. Milani mbetet me 10 lojtarë në fushë: në minutën e 51-të. Theo Hernandez e ka të vështirë ta besojë që kryesori i ka nxierrë kartonin e dytë të verdhë.

Milani merr goditjen e radhës në minutën e 73-të: Bueno jep një krosim perfekt për Carranza-n, që nuk u jep asnjë shans portierit kuqezi për të reaguar, 1-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll