18 Shkurt 2025, 19:50
Nga E. D
foto ilustruese
SUDAN- Më shumë se 200 civilë të paarmatosur janë vrarë në një grup fshatrash në Sudan gjatë tre ditëve nga forcat rebele që janë përfshirë në një konflikt brutal me ushtrinë. Rrjeti i avokatëve të urgjencës tha se sulmet ndodhën në al-Kadaris dhe al-Khelwat në veri të vendit, zona ku ushtria nuk kishte prani. Luftëtarët e RSF ishin fajtorë për ekzekutime, rrëmbime, zhdukje të detyruara dhe grabitje pronash.
RSF, e cila ishte aleate me ushtrinë përpara shpërthimit të luftës civile në prill 2023, nuk ka komentuar mbi akuzat. Të dy kishin ardhur në pushtet së bashku me anë të një grushti shteti, por kundërshtuan një plan të mbështetur ndërkombëtarisht për të ecur drejt sundimit civil. Disa drejtues të lartë të RSF janë aktualisht në Kenia, ku pritet të shpallin planet për të formuar qeverinë e tyre në zonat nën kontrollin e tyre.
Analistët paralajmërojnë se masa mund të thellojë ndarjet në Sudan. Humanitarët kanë dhënë alarmin mbi Sudanin, ku konflikti ka detyruar rreth 12 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Dhjetëra mijëra civilë janë vrarë, me RSF dhe ushtrinë të akuzuar për kryerjen e mizorive. Në zemër të këtij konflikti është një mosmarrëveshje midis sundimtarit de fakto të Sudanit dhe shefit të ushtrisë, Gjeneral Abdel Fattah al-Burhan, dhe zëvendësit të tij të kthyer në rival, Mohamed Hamdan "Hemedti" Dagalo, i cili drejton RSF-në.
Kohët e fundit, RSF-së iu dha një goditje e rëndësishme kur ushtria rifitoi kontrollin e pjesëve të kryeqytetit, Khartoum duke përfshirë shtabin e saj ushtarak. Përtej kryeqytetit, ushtria ka fituar gjithashtu pothuajse kontrollin total të shtetit vendimtar të Gezira-s. Pas pengesave, RSF është rikthyer me planet për të nisur një qeveri rivale në zonat ende nën kontrollin e saj, të cilat janë kryesisht në Darfur dhe pjesë të shtetit Kordofan.
sudan
Bota
18 Shkurt 2025, 19:50
B.Z
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT - Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për kufizimin e marzhës së fitimit pë...
Bota
18 Shkurt 2025, 18:41
M.L
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përsëriti kërkesën e tij për t...
Bota
18 Shkurt 2025, 19:38
B.Z
Foto ilustruese
GREQI - Një tërmet me magnitudë 5 ballë i shkallës rihter ka ndodhur pasditen e së martës (18/2) n&...
Bota
18 Shkurt 2025, 19:39
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” pë...
Bota
18 Shkurt 2025, 19:27
E. D
foto ilustruese
POLONI- Rojet kufitare polake zbuluan mbi 100 kg kokainë në fund të Detit Baltik gjatë operacioneve për mbrojtjen ...
Bota
18 Shkurt 2025, 19:17
E. D
Donald Trump
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë rritur fluturimet e fshehta me dron mbi Meksikë, me qëllim identifikimin e laboratorëve t&e...
Bota
18 Shkurt 2025, 19:11
E. D
foto ilustruese
MAL I ZI- Grupi joformal i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) njoftoi të martën se do t&eum...
Bota
18 Shkurt 2025, 18:35
M.L
Lindsay dhe Craig Foreman
IRAN- Britanikët e arrestuar Craig dhe Lindsay Foreman të akuzuar në Iran për spiunazh, u arrestuan në j...
Bota
18 Shkurt 2025, 18:06
M.L
Fëmijët Bibas Kfir dhe Ariel
SIRI- Hamasi thotë se do të dorëzojë trupat e katër pengjeve të enjten, duke përf...
Bota
18 Shkurt 2025, 18:24
E. D
pamje nga takimi
ARABIA SAUDITE- Tre amerikanë dhe dy rusë morën pjesë në bisedimet në Arabinë Saudite që kanë...