Sport

Befasuese… Sulmuesi i Realit, Vinicius, bëhet pronar i ri i një klubi portugez (D2)

Vinicius është bërë aksioneri i ri i shumicës së FC Alverca, një klub në Kategorinë e Dytë Portugeze, sipas shtypit vendas.

18 Shkurt 2025, 15:12 Nga DOSJA
Befasuese… Sulmuesi i Realit, Vinicius, bëhet pronar i ri i një

PORTUGALI - Vinicius ndjek hapat e bashkëlojtarit të tij Kylian Mbappé. Pas blerjes së SM Caen nga ndërkombëtari francez në verën e vitit 2024 , është radha e yllit brazilian të Real Madridit të bëhet pronar i një klubi futbolli.

Sipas faqes portugeze Maisfutebol, një grup investitorësh brazilianë dhe spanjolë, të lidhur dhe të udhëhequr nga Vinicius, janë bërë aksioneri i ri i shumicës së FC Alverca, në Kategorinë e Dytë Portugeze.

Sulmuesi 24-vjeçar tani raportohet se zotëron midis 70% dhe 80% të aksioneve të klubit Ribatejo dhe marrëveshja thuhet të jetë rreth 8 milionë euro.

Edhe pse administrata e Alvercës nuk e ka konfirmuar ende identitetin e blerësve, ajo njoftoi të hënën shitjen e aksioneve të ish-pronarit të saj. “Informacione të mëtejshme për këtë çështje do të komunikohen në kohën e duhur ”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.

E renditur e dyta në kampionat me 38 pikë, dy pikë pas liderit Tondela, FC Alverca është në luftë për ngjitjen në Ligën Portugeze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll