Sport

Një gjyqtar anësor anglez, në paraburgim si i dyshuar për përdhunimin e të miturës

Një ndihmës arbitër anglez është lënë në paraburgim, me dyshimin për përdhunim të një të mitureje. Ai do ta gjykohet në seancën e tij më 7 mars.

18 Shkurt 2025, 14:53 Nga DOSJA
Një gjyqtar anësor anglez, në paraburgim si i dyshuar për

ANGLI - Një ndihmës gjyqtar anglez, i akuzuar për përdhunimin e një vajze të moshës 13-15 vjeç është lënë në paraburgim, pasi u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Willesden në Londër.

46-vjeçari do të gjykohet në një seancë dëgjimore më 7 mars. Ndihmës arbitri në Ligën Angleze të Futbollit (që përfshin Kategorinë e Dytë, të Tretë dhe të Katërt) dhe në FA Cup që nga viti 2018-2019, ky individ u pezullua në gusht 2024, kur policia hapi një hetim kundër tij.

Prandaj, ai nuk ka drejtuar këtë sezon. E kontaktuar nga mediat angleze, Federata Angleze nuk ka dashur të komentojë për këtë çështje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll