Sport

Policia e Kosovës jep detaje për vdekjen e arbitrit shqiptarë: “U gjet një pistoletë…!”

26-vjeçari u gjet dje pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë. Policia tha se i ka nisur hetimet për vdekjen e arbitrit.

18 Shkurt 2025, 12:14 Nga DOSJA
Policia e Kosovës jep detaje për vdekjen e arbitrit shqiptarë:

KOSOVE - Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ka dhënë detaje rreth vdekjes së gjyqtarit të futbollit, Rilind Berisha. 26-vjeçari u gjet dje pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë. Policia tha se i ka nisur hetimet për vdekjen e arbitrit. Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti i gjyqtarit Berisha është denoncuar rreth orës 11:40 të së hënës.

“HETIM I VDEKJES. Pejë 17.02.2025-11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll