Aktualitet

Kthjellime dhe alternime vranësirash, mësoni si pritet të jetë moti ditën e sotme

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në lugina e bregdet hera-herës do të arrijë deri 15m/s, me valëzimin në dete të forcës 3ballë.

18 Shkurt 2025, 07:22 Nga r.ll
Kthjellime dhe alternime vranësirash, mësoni si pritet të
foto ilustruese

TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale dhe të izoluara shiu me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë pjesës qendrore të vendit, në orët e mesditës dhe pasdites. Flokë dëbore në relievet malore veri e lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në lugina e bregdet hera-herës do të arrijë deri 15m/s, me valëzimin në dete të forcës 3ballë. Në zonat luginore mjegull e dendur, mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Temperaturat në qytete

Shkodër 6/14
Kukës -3/5
Lezhë 5/13
Dibër -2/8
Durrës 6/16
Tiranë 6/16
Elbasan 5/15
Berat 5/16
Vlorë 6/15
Korçë -2/8
Gjirokastër 2/15
Sarandë 6/17

moti 18 shkurt 2025

Sondazh

Poll