Bota

Lavrov: Pse duhet të ftohet Evropa në negociata nëse duan që lufta me Ukrainën të vazhdojë

Ai u shpeh se nëse evropianët ulen në tryezën e bisedimeve me qëllimin për të vazhduar luftën, atëherë pse duhet t'i ftojnë ata.

17 Shkurt 2025, 15:30 Nga N.F
Lavrov: Pse duhet të ftohet Evropa në negociata nëse duan që
Lavrov

RUSI- Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov vuri në pikëpyetje rolin e Evropës në negociatat e paqes për Ukrainën. Lavrov ngriti pyetjen se pse Evropa duhet të ftohet të marrë pjesë në bisedimet e mundshme për t'i dhënë fund konfliktit nëse politikanët evropianë duan që lufta të vazhdojë. 

Lavrov gjithashtu vlerësoi se Evropa nuk ka vend në negociatat e ardhshme sepse ajo dëshiron që lufta të vazhdojë. Ai u shpeh se nëse evropianët ulen në tryezën e bisedimeve me qëllimin për të vazhduar luftën, atëherë pse duhet t'i ftojnë ata. Lavrov tha se Evropa tashmë ka pasur shumë mundësi për t'u përfshirë në një zgjidhje për Ukrainën.

"Unë nuk e di se çfarë duhet të ofrojnë shtetet evropiane nëse ftohen në tryezën e bisedimeve, duke pasur parasysh qëndrimin e tyre ndaj luftës," shtoi ai.

Ka pikëpamje të ndryshme për Ukrainën midis politikanëve evropianë, por shumica thonë se duan një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Në fakt, pak para takimit me palën amerikane, ministri i Jashtëm rus deklaroi të hënën se nuk mund të mendohet për lëshime territoriale ruse ndaj Ukrainës në bisedimet e ardhshme të paqes.

sergei lavrov lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll