Sport

VIDEO / Komentatori shqiptar: “Ishalla s'po më dëgjon kryeministri jonë që është më hajvani!"

I njohur për një stil të veçantë komentimi në zhargon dhe me batuta të ndryshme, ai ka qenë mes të preferuarëve të kiomentit të futbollit, por këtë herë duket se e ka ekzagjeruar.

17 Shkurt 2025, 11:32 Nga DOSJA
VIDEO / Komentatori shqiptar: “Ishalla s'po më dëgjon

KOSOVE - Çudirat nuk kanë fund në botën e sportit dhe të futbollit kryesisht. Por këtë herë protagonist është një komentator dhe bëhet fjalë për një komentator futbolli shqiptar të Kosovës si Andin Lokaj. I njohur për një stil të veçantë komentimi në zhargon dhe me batuta të ndryshme, ai ka qenë mes të preferuarëve të komentit të futbollit, por këtë herë duket se e ka ekzagjeruar.

Në komentin e ndeshjes së ashtuquajtur “Derbi I Italisë“, Lokaj shprehet në hapjen e takimit: “Kam një dëshirë të madhe sonte, që kryeministri jonë aktual, që është më hajvani i të gjitha kohërave, të mos më dëgjoj sonte, sepse me e dit që më dëgjon që tani e ndaloj komentin dhe iki tek shtëpia…” duke ju referuar Albin Kurtit.

Një batutë apo fjali e tepruar që burime nga mediat në Kosovë thonë që ka sjellë edhe shkarkimin nga puna të komentatorit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll