17 Shkurt 2025, 12:14
Nga B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Udhëheqësit evropianë mblidhen sot në një takim urgjent për të diskutuar luftën trevjeçare të Rusisë kundër Ukrainës.
Takimi në Paris vjen në përgjigje të shqetësimeve se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do ta negociojnë vetë fundin e luftës, duke lënë mënjanë Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë. Udhëheqësit evropianë pritet të prezantojnë një front të bashkuar dhe të diskutojnë propozime të reja për mbështetjen e Ukrainës dhe forcimin e sigurisë evropiane.
“Duket se është një grup i vendeve të BE-së që e kanë të qartë se nuk do të jenë pjesë e një marrëveshjeje të projektuar keq dhe të nxituar nga [presidenti amerikan, Donald] Trump, dhe që janë të përqendruara në vazhdimin e mbështetjes së tyre për Ukrainën”, thotë Majda Ruge, bashkëpunëtore e lartë në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, me qendër në Berlin.
Shqetësimet në Evropë u rritën pasi Keith Kellogg, i dërguari i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, tha më 15 shkurt se Evropa nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në bisedimet e paqes.
Në të njëjtën ditë u bë e ditur se zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen këtë javë në Arabinë Saudite, për të filluar bisedimet për përfundimin e luftës - pa vetë Ukrainën.
Megjithatë, Trump tha më 16 shkurt se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “do të përfshihet” në bisedimet për paqe.
Vetëm disa ditë më parë, ndërkaq, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Uashingtoni nuk është më “i fokusuar në radhë të parë” në sigurinë e Evropës.
Këto deklarata shkaktuan alarm dhe bënë që liderët evropianë të kërkojnë përgjigje ndaj asaj që e shohin si qasje të njëanshme të Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Zyrtarët evropianë paralajmëruan se një marrëveshje paqeje ose armëpushimi e dakorduar me nxitim, do të minonte Ukrainën dhe sigurinë më të gjerë evropiane.
Evropa është mbështetësja më e madhe financiare e Ukrainës.
Me përjashtim të Hungarisë dhe Sllovakisë, vendi në luftë ka përkrahje të gjerë në kontinent./REL
Bota
17 Shkurt 2025, 09:56
B.Z
Trump
SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “do të përfshihe...
Bota
17 Shkurt 2025, 08:30
B.Z
Kryediplomati amerikan me kryeministrin Benjamin Netanyahu
SHBA - Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Uashingtoni mbështet plo...
Bota
17 Shkurt 2025, 08:22
B.Z
Foto ilustruese
NEW YORK - Për shumë konsumatorë, produktet e çokollatës së shpejti mund të bëhen artikuj luksi.
...
Bota
17 Shkurt 2025, 07:40
B.Z
Emanuel Macron, Zelensky
UKRAINË - Udhëheqësit e Evropës po grinden. Samiti i tyre i sigurisë i thirrur me nxitim në Paris t&...
Bota
17 Shkurt 2025, 07:34
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian regjistruan më shumë se 120,000 raste të shtyrjes nga autorite...
Bota
16 Shkurt 2025, 23:01
r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Një njësi speciale me qen të stërvitur po përdoret në Francë për identifikimin e rrjed...
Bota
16 Shkurt 2025, 22:03
r.ll
jean noel barrot
FRANCË- Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot ka deklaruar sot se do të ishte e paimagjinueshme që Rusia t'...
Bota
16 Shkurt 2025, 21:58
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Me fillimin e dimrit të ashpër në Ukrainë, organizata e Kombeve të Bashkuara për fëmij&eum...
Bota
16 Shkurt 2025, 20:56
r.ll
donald trump, jd vance
SHBA- Njihuni me "Hillbilly" Vance. "Hillbilly"(term që përdorej për amerikanët që vinin nga zona...
Bota
16 Shkurt 2025, 19:36
r.ll
witkoff, waltz
SHBA- I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme Steve Witkoff tha se do të niset për n&eum...