Politike

Tubimi në mbështetje të Veliajt në GJKKO/ Berisha: Grusht shteti brenda shtetit! Përgjegjësit do ndëshkohen për këtë akt

Berisha shprehet se ky akt duhet dënuar, pasi sipas tij është grusht shteti brenda shtetit. Berisha thotë se ky krim antikushtetues ka përgjegjës kryeministrin Rama dhe Veliajn të cilët sipas tij morën peng gjykatësit dhe prokurorët e çështjes.

17 Shkurt 2025, 10:21 Nga B.Z
Tubimi në mbështetje të Veliajt në GJKKO/ Berisha: Grusht
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar këtë të hënë tubimin e mbajtur në mbështetje të kryebashkiakut Veliaj, në ambjentet e GJKKO ndërkohë që mbahej seanca për vlerësimin e masës ndaj tij.

Berisha shprehet se ky akt duhet dënuar, pasi sipas tij është grusht shteti brenda shtetit. Berisha thotë se ky krim antikushtetues ka përgjegjës kryeministrin Rama dhe Veliajn të cilët sipas tij morën peng gjykatësit dhe prokurorët e çështjes. Berisha thotë se përgjegjësit për këtë akt duhet të dënohen që kujt të mos i shkojë mendja në pushtet të sulmojë pushtetin tjetër.

Berisha: Por unë sot do të dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, banditesk të narkoqeverisë dhe narkobashkisë Rama, të cilët morën peng për orë të tëra gjykatës dhe prokurorë të çështjes Veliaj.
Rikthyen në Tiranë skenat e viteve ’80, kur Eskobari sulmoi gjykatën dhe aty pati viktima të tëra.
Pas 40 e sa vitesh, Ediskobari kreu të njëjtin akt ndaj gjykatës dhe prokurorisë.
Në historinë e botës ka pra vetëm dy raste, ka rastin Eskobar dhe rastin Ediskobar.
Në historinë e botës ka me qindra raste protestash opozitare apo grupe interesi para gjykatave dhe prokurorive në çdo kryeqytet të botës.
Por protestë shtetërore, protestë e organeve shtetërore, ajo përbën një grusht shteti brenda shtetit.
Dhe e garantoj Edi Ramën dhe Erion Veliajn se ky krim antikushtetues do u regjistrohet atyre dhe do ndëshkohen në mënyrë shembullore që kujt të mos i shkojë mendja në pushtet të sulmojë pushtetin tjetër.

Sondazh

Poll