Politike

Në zbatim të masës "Detyrim Paraqitje", Berisha paraqitet në SPAK

Teksa kreu i PD-së, është futur në SPAK, mbështetës demokratë të tij janë mbledhur para ambjenteve të Prokurorisë së Posaçme.

17 Shkurt 2025, 09:59 Nga B.Z
Në zbatim të masës "Detyrim Paraqitje", Berisha
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) paraditen e kësaj të hëne në zbatim të masës së sigurisë "Detyrim Paraqitje". Sipas vendimit të Gjykatës Berisha duhet të paraqitet në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00.

Teksa kreu i PD-së, është futur në SPAK, mbështetës demokratë të tij janë mbledhur para ambjenteve të Prokurorisë së Posaçme.

Berisha është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

sali berisha

Sondazh

Poll