Politike

"Zbatoni politikën e Shqipërisë pa opozitë"/ Berisha del nga SPAK, zbulon letrën që la në Prokurorinë e Posaçme

Pas daljes nga SPAK, gjatë fjalës së tij për mbështetësit demokratë që ishin mbledhur para godinës, Berisha lexoi edhe letrën që la për kreun e SPAK, Altin Dumani.

17 Shkurt 2025, 10:08 Nga B.Z
"Zbatoni politikën e Shqipërisë pa opozitë"/
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) aty ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë "Detyrim Paraqitje".

Pas daljes nga SPAK, gjatë fjalës së tij për mbështetësit demokratë që ishin mbledhur para godinës, Berisha lexoi edhe letrën që la për kreun e SPAK, Altin Dumani, ku shkruante ndër të tjera se “dështoi politika e Shqipërisë pa opozitë”.

Berisha: Pasi u paraqita, i lashë Altin Lalës letrën që vijon: Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë, të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë, Edi Rama. Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do ketë në Shqipëri. Firmosur, Sali Berisha. Kjo është kopja!

 

Sondazh

Poll