Aktualitet

Vjedhje të shumta në Durrës e Tiranë, arrestohen 4 "skiftera" në Shijak, në kërkim edhe një anëtar tjetër i grupit

Policia bën me dije se ka sekuestruar një mjet lundrues Skaf, një automjet kamionçinë si dhe prova të tjera materiale që do shërbejnë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup.

16 Shkurt 2025, 10:23 Nga N.F
Vjedhje të shumta në Durrës e Tiranë, arrestohen 4
Arrestimi

SHIJAK- Katër persona janë vënënë pranga ditën e sotme në Shijak. Të arrestuarit mësohet se janë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në qarkun Durrës e Tiranë. 4 të arrestuarit u vendosën në pranga pasi ata vidhnin automjete, mjete lundruese, banesa e tabakino.

Policia bën me dije se ka sekuestruar një mjet lundrues Skaf, një automjet kamionçinë si dhe prova të tjera materiale që do shërbejnë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup. Gjithashtu është shpallur në kërkim një pjesëtar tjetër i grupit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer të arrestuarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë;

Shijak/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Theft netëork”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Vidhnin automjete, mjete lundruese, banesa e tabakino, identifikohet dhe goditet grupi që vepronte në qarkun Durrës e Tiranë.

Vihen në pranga 4 pjesëtarë të grupit si dhe shpallet në kërkim një pjesëtar tjetër i grupit. Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 4 vjedhje të kryera në Sukth, në fshatin Bilalas dhe në Mullet, Tiranë si dhe vijon puna për dokumentin e një sërë vjedhjesh të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një mjet lundrues Skaf, një automjet kamionçinë si dhe prova të tjera materiale që do shërbejnë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, për marrjen e masave me qëllim parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një grup që kryente vjedhje në qarkun e Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Theft netëork”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

D.S., 26 vjeç, banues në Marikaj;

D.M.,18 vjeç, banues në Shkodër;

E.M., 38 vjeç, banues në Mamurras;

A.L., 48 vjeç, banues në Mamurras.

Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit E.Z., 49 vjeç, banues në Tiranë. Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjeve si më poshtë: Vjedhja e mjetit lundrues skaf e shtetasit S. K., në Sukth; Vjedhja në tabakinon e shtetasit R. V., në fshatin Bilalas; Vjedhja e dy automjeteve e konkretisht furgon dhe kamionçinë, të vjedhura në Mullet Tiranë më datë 13.02.2025.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mjet lundrues, një automjet kamionçinë, rrobat e përdorura nga personat e dyshuar në vjedhjen e tabakinos së shtetasit R. V., dhe katër aparate celularë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentin ligjor të vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

arrestohen 4 persona ne shijak

Sondazh

Poll