16 Shkurt 2025, 14:55
Nga N.F
Muhsin Hendricks
GQEBERHA- Muhsin Hendricks, i njohur si imami i parë homoseksual në botë dhe një avokat kryesor i myslimanëve LGBTQ+ u vra të shtunën pranë qytetit të Gqeberha në Afrikën e Jugur. Sipas një deklarate të policisë, 57-vjeçari Hendricks ndodhej brenda një automjeti me një person tjetër, kur një makinë u ndal papritur para tyre, duke i prerë rrugën.
Dy persona të armatosur, me fytyrë të mbuluar, kanë dalë nga automjeti dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre para se të zhduken. Drejtuesi i mjetit konstatoi se Hendricks, i cili ishte ulur në sediljen e pasme, ishte plagosur për vdekje. Autoritetet po hetojnë motivin e sulmit vrasës dhe i kanë bërë thirrje kujtdo që ka informacion ti informojë.
Shoqata Ndërkombëtare e Lezbikeve, Gejve, Biseksualëve, Trans dhe Intersekseve (ILGA) e dënoi vrasjen. Në reagim ata shprehen se familja globale e ILGA është thellësisht e tronditur nga lajmi për vrasjen e Muhsin Hendricks dhe bëri thirrje autoritetet të hetojnë tërësisht atë që kanë frikë se mund të jetë një krim urrejtjeje.
Kush ishte Muhsin Hendricks?
Hendricks, i cili zbuloi publikisht se ishte homoseksual në vitin 1996, ishte një mbështetës i të drejtave LGBTQ+ në komunitetin mysliman. Ajo themeloi Xhaminë Al-Ghurbaah në ëynberg, afër Cape Toën, duke krijuar një hapësirë të sigurt për myslimanët queer dhe gratë e margjinalizuara. Veprimet e tij fituan vëmendje ndërkombëtare dhe jeta e tij u shndërrua në një dokumentar të titulluar Radikali në 2022.
Pavarësisht kërcënimeve të mëparshme, Hendricks mbeti i palëkundur në besimet e tij. Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me 28,000 vrasje të regjistruara midis shkurtit 2023 dhe shkurt 2024, sipas të dhënave të policisë. Autoritetet vazhdojnë të hetojnë vrasjen e Hendricks, ndërsa organizatat LGBTQ+ dhe aktivistët e të drejtave të njeriut në mbarë botën po kërkojnë drejtësi.
muhsin hendricks
Bota
16 Shkurt 2025, 14:45
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
AUSTRI- Autoritetet austriake kanë thënë të dielën se burri i dyshuar për vrasjen e një djali...
Bota
16 Shkurt 2025, 12:56
N.F
Starmer dhe Macron
UKRAINA- Liderët evropianë pritet të mblidhen në Paris javën e ardhshme për një takim urgjent pë...
Bota
16 Shkurt 2025, 10:52
N.F
Zelenskyy
MYNIH- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se sipas shërbimeve sekre...
Bota
16 Shkurt 2025, 10:00
N.F
Steve Witkoff dhe Michael Waltz
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do ta dërgojë një ekip zyrtarësh së ...
Bota
16 Shkurt 2025, 09:03
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Një nga misteret më të mëdha të vrasësve serialë të të gjitha kohërave dyshohet se...
Bota
16 Shkurt 2025, 08:21
N.F
Santorini
GREQI- Durimi i banorëve që kanë mbetur në Santorini po “testohet” çdo ditë nga lëkund...
Bota
16 Shkurt 2025, 08:00
N.F
Foto ilustruese
MALI- 48 persona kanë humbur jetën nga shembja e një miniere ari ilegale në Malin perëndimor. Mali...
Bota
16 Shkurt 2025, 07:47
N.F
Kim Jong Un
MYNIH- Ministrat e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë u taku...
Bota
16 Shkurt 2025, 07:40
N.F
Navalny
RUSI- Dizajni për gurin e varrit të Alexei Navalny pritet të zbulohet sot ndërsa organizohen ceremoni përkujtimo...
Bota
16 Shkurt 2025, 07:26
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
MILANO- Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë nga&n...