Bota

Një vit nga vdekja e Alexei Navalny, sot do mbahen ceremoni përkujtimore në Rusi dhe Berlin

E veja e Navalny ftoi gjithashtu njerëzit në një shërbim përkujtimor në Berlin. Navalnaya vazhdon punën e burrit të saj nga jashtë vendit.

16 Shkurt 2025, 07:40 Nga N.F
Një vit nga vdekja e Alexei Navalny, sot do mbahen ceremoni
Navalny

RUSI- Dizajni për gurin e varrit të Alexei Navalny pritet të zbulohet sot ndërsa organizohen ceremoni përkujtimore në Rusi dhe jashtë saj për të shënuar një vjetorin e vdekjes në paraburgim të kritikut të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin.

E veja e Navalny, Yulia Navalnaya, organizoi një konkurs për të hartuar një gur varri në dhjetor. U dërguan qindra ide, kryesisht nga Rusia por edhe nga vende të huaja. Në fillim të këtij muaji, Navalnaya i kërkoi publikut të votonte midis tre modeleve që kishte zgjedhur familja, si dhe të bënte donacione për ndërtimin e pllakës që do të vendoset në varrin e burrit të saj në Moskë.

E veja e Navalny ftoi gjithashtu njerëzit në një shërbim përkujtimor në Berlin. Navalnaya vazhdon punën e burrit të saj nga jashtë vendit. Ekipi i Navalny planifikon gjithashtu të përkujtojë përvjetorin me një ceremoni të transmetuar drejtpërdrejt në internet, në të cilën miqtë dhe bashkëpunëtorët do të flasin për punën e tij. Gjithashtu janë planifikuar mitingje, shfaqje të dokumentarit “Navalny”.

Navalny vdiq në një burg në Arktik në shkurt 2024 ndërsa po vuante një dënim 19-vjeçar me akuza që ai vetë i përshkroi si të motivuar politikisht. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar.

alexei nalvany

Sondazh

Poll