Bota

Të shtëna me armë zjarri në një furrë buke në Milano, vritet një 49-vjeçar ukrainas, në gjendje të rëndë i riu

Sulmi ndodhi të shtunën pasdite në Piazzale Gambara. Sipas raportimeve, dy ukrainas të moshës 49 dhe 26 vjeç hynë në dyqan për të marrë diçka për të ngrënë.

16 Shkurt 2025, 07:26 Nga N.F
Të shtëna me armë zjarri në një furrë buke në
Pamje nga vendi i ngjarjes

MILANO- Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri brenda një furre buke në Milano. Sulmi ndodhi të shtunën pasdite në Piazzale Gambara. Sipas raportimeve, dy ukrainas të moshës 49 dhe 26 vjeç hynë në dyqan për të marrë diçka për të ngrënë.

Dyshohet se autori ishte duke i ndjekur dhe, sapo shitësi është larguar për të sjellë porosinë, ka qëlluar dy personat dhe më pas është larguar. 49-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa 26-vjeçari është dërguar në spitalin San Carlo në gjendje kritike për jetën. Policia ka mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin, i cili është në kërkim.

te shtena ne milano humb jeten nje person nga te shtenat ne milano

Sondazh

Poll