Aktualitet

Çifti humbi jetën në aksin Lezhë-Shëngjin, familjarët: T’i kushtohet vëmendje këtij aksi, po merr jetë njerëzish!

Familjarët e viktimave por edhe banorët kërkojnë marrjen e masave dhe prezencë të shtuar të policisë, për të shmangur aksidentet në këtë rrugë e cila gjatë sezonit të verës është mjaft e frekuentuar.

16 Shkurt 2025, 09:16 Nga N.F
Çifti humbi jetën në aksin Lezhë-Shëngjin,
Aksidenti

LEZHË- Një aksident i rëndë u regjistrua më 12 shkurt në aksin Lezhë-Shëngjin ku humbën jetën 2 persona. Çifit Paulin Zefi dhe Zhaklina Hysa humbën jetën tragjikisht pasi mjeti me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion. Ndarjen nga jeta të tyre e vuajnë familjarët e tyre të cilës mes lotëve kanë vendosur kurora me lule dhe ndezën qirinj në vendin e ngjarjes.

Familjarët kërkojnë që t’i kushtohet vëmendje këtij aksi rrugor, pasi mungesa e standardeve po sjell aksidente edhe me pasoja fatale për jetën. Ky aks përveç degradimit të saj ka mungesë të sinjalisitikës.

Familjarët e viktimave por edhe banorët kërkojnë marrjen e masave dhe prezencë të shtuar të policisë, për të shmangur aksidentet në këtë rrugë e cila gjatë sezonit të verës është mjaft e frekuentuar. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia është në pritje të përgjigjes së aktit të ekspertimit për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes tragjike.

Çifti humbi jetën në aksin lezhë-shëngjin paulin zefi zhaklina hysa

Sondazh

Poll