Art&Argëtim

Viti i dytë që prej 1989, që në ndarjen e çmimeve Oscars nuk do të ketë një prezantuese

9 Janar 2020, 12:36 Nga DOSJA
Viti i dytë që prej 1989, që në ndarjen e çmimeve

TIRANË– Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars do të zhvillohet pa një prezantuese.

Vitin e kaluar ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars është mbajtur pa një prezantuese, ndërkohë Karey Burke, president e televizonit “ABC”, ku transmetohet edhe ceremonia ka thënë se sërish do të ndiqet e njëjta mënyrë si vitin e kaluar pa prezantuese sepse funksionon më së miri.

Ndryshe nga eksperiencat e mëparshme, vitin e kalaur në ceremoninë e 2019 nuk kishte një prezantuese ashtu siç ka qenë tradita prej 1989.

Si gjithmonë në raste të tilla ku ka ndryshime, pati shumë polemika dhe debate por mbi të gjitha vlerësimet ishin të larta si një projekt i suksesshëm.

Pavarësisht nga polemika apo qasja pa host, në fund të ditës, vlerësimet e Oskarit u përmirësuan. Ceremonia e vitit të kaluar u rrit me 12% në 29.6 milion shikues, nga një nivel i ulët i një viti më parë.

Në mënyrë kritike, ceremonia u vlerësua gjithashtu si një eksperiment i suksesshëm. Oscars do të transmetohen në ABC më 9 shkurt, për oërn tonë lokale i përket data 10 shkurt, ora 12:30 pas mesnatës.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz abc ceremonia e ndarjes së çmimeve oscars karey burke abc ceremonia e ndarjes së çmimeve oscars karey burke

Sondazh

Poll