Politike

"Veliaj e bëri të qartë se nuk do të heshtë"/ Paloka ngre akuza: Rama po i dërgon mesazhe në burg që të mos flasë!

Paloka ka deklaruar më tej se sipas tij Kryeministri Rama është i trembur pasi e di që Veliaj nuk e mban burgun dhe mund të flasë. Kjo sipas Palokës mund të jetë arsyeja që ai i tha se nuk të kam shitur unë, por e kanë ditur prej kohësh që do arrestohet.

15 Shkurt 2025, 17:52 Nga B.Z
"Veliaj e bëri të qartë se nuk do të heshtë"/
Edi Paloka

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ngritur akuza se kryeministri Rama po i dërgon mesazhe ne burg kryebashkiakut Veliaj.  I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Paloka, u shpreh se Rama po i kërkon Veliajt që ky i fundit të mos flasë.

Paloka ka deklaruar më tej se sipas tij Kryeministri Rama është i trembur pasi e di që Veliaj nuk e mban burgun dhe mund të flasë. Kjo sipas Palokës mund të jetë arsyeja që ai i tha se nuk të kam shitur unë, por e kanë ditur prej kohësh që do arrestohet.

Edi Paloka: Ai nuk do që Veliaj të besojë që e shiti Rama, sic ka ndodhur me të gjithë ata që i ka shitur ose hapur ose me marerëveshje. Dhe Veliaj e ka bërë të qartë se, unë do flas nuk do hesht. Kjo është lojë diabolike, nuk është  njësoj si thotë Rama do flas nga zyra e kryeministrisë.

Kjo e ka trembur Ramën se e di që Veliaj nuk e mban burgun. Veliaj nuk është Beqja, që ja kalon dhe beqirit. Rama e njeh mirë Veliajn dhe e di që mund të flasë dhe kjo mund të jetë arsyeja që ai i tha se nuk të kam shitur unë,  por e kanë ditur prej kohësh që do arrestohet. Rama e largoi nga drejtimi i Tiranës sic ka bërë me rastet e tjera, ai e dinte që ky do ishte përfundimi.

edi paloka erion veliaj

Sondazh

Poll