Politike

"Arrestimi i Veliajt sfumim për ardhjen e LaCivitas në Shqipëri"/ Paloka: Ma sollën lajmin në telefon para se të ekzekutohej urdhri...

Paloka e cilëson arrestimin e Veliajt si në sfumim për ardhjen e krahut të djathtë të Trump në Shqipëri LaCivitas. Paloka thotë se pak miniuta para se Veliaj të arrestohej i ka ardhur mesazhi në telefon dhe këtë e ka ndarë edhe në grupin e deputetëve.

15 Shkurt 2025, 17:30 Nga B.Z
"Arrestimi i Veliajt sfumim për ardhjen e LaCivitas në
Edi Paloka

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar këtë pasdite arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Paloka shpreh se ishte në dijeni para se urdhri i SPAK për Veliajn të ekzekutohej.

Paloka e cilëson arrestimin e Veliajt si në sfumim për ardhjen e krahut të djathtë të Trump në Shqipëri LaCivitas. Si shton më tej se pak miniuta para se Veliaj të arrestohej i ka ardhur mesazhi në telefon dhe këtë e ka ndarë edhe në grupin e deputetëve.

Edi Paloka: Unë e mendoja arrestimin, për Veliajn kam thënë  që këtë nuk e arrestojnë se u duhet për zgjedhje, por ky ishte i vetmi lajm që mund të sfumonte lajmin e ardhjes së LaCivita-s.

Pa e menduar që aksioni i Ramës do të ishte arrestimi, në momentin që Berisha doli në konferencë për shtyp me të dërguarin  e Trump, LaCivita, shkrova në grup se tani prisni që Rama të sajojë ndonjë lajm për të sfumuar këtë.

Për pak  minuta më ka ardhur dhe lajmi se mund të arrestohej Veliaj dhe ende nuk ishte ekzekutuar urdhri, dhe e kam shkruar dhe këtë në grupin e deputetëve.

erion veliaj edi paloka

Sondazh

Poll