Politike

Tubimi i mbështetësve të Veliajt para GJKKO/ Berisha: Ka ndodhur vetëm në Kolumbinë e Eskobarit kur pati grusht shteti

Ai shtoi se të gjitha këto janë dëshmi e asaj që rrokullisja e asaj që e quan narkoshtet po ndodh njëlloj si në filmin "Narkos".

15 Shkurt 2025, 12:57 Nga M.B
Tubimi i mbështetësve të Veliajt para GJKKO/ Berisha: Ka ndodhur
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sot tubimin e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj para GJKKO-së të mërkurën. Berisha tha se kjo ka ndodhur vetëm në Kolumbinë e Eskobarit kur pati grusht shteti. Ai shtoi se të gjitha këto janë dëshmi e asaj që rrokullisja e asaj që e quan narkoshtet po ndodh njëlloj si në filmin "Narkos".

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Së fundmi, për ta mbyllur këtë ekspoze, ndodhi ajo që nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite. Ka ndodhur vetëm në Kolumbi në vitet ’80, kur u sulmua gjykata në një grusht të mirëfilltë shteti. Pushtetet tek gjykata speciale u përleshën me njëri-tjetrin. Policia bashkia dhe policitë civile rrethuan gjykatën dhe makinat e gjykatësve, u rikthyen skenat e viteve ’80 të Eskobarit në Kolumbi, në të cilat u vranë gjykatës, u vranë prokurorë dhe u zhdukën pa nam dhe nishan.

Të gjitha në sytë e shqiptarëve dhe të botës. Të gjitha këto janë dëshmi e asaj që rrokullisja e narkoshtetit po ndodh njëlloj si në filmin Narkos. Këto janë episode pas episodi të Narkosit. Ndaj të dashur qytetarë unë jam këtu para jush për t’u përgjigjur për të gjitha pyetjet dhe interesat që keni.

sali berisha

Sondazh

Poll