Politike

"Vendi i gatshëm për të pritur shumë emigrantë mbrapsht!" Rama drejtuar diasporës: Nuk është Shqipëria më e vështirë seç ishte Greqia dje

Rama thotë se Shqipëria sot është një realitet tjetër dhe e gatshme për të pritur shumë emigrantë mbrapsht.

15 Shkurt 2025, 08:44 Nga M.B
"Vendi i gatshëm për të pritur shumë emigrantë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama, gjatë episodit të radhës në podcastin e tij "Flasim", u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të kthehen në atdhe për të investuar këtu. Rama thotë se Shqipëria sot është një realitet tjetër dhe e gatshme për të pritur shumë emigrantë mbrapsht. Sipas tij, çdo kthim në Shqipëri i emigrantëve është një dije ekstra për shkak të eksperiencës së mbledhur në realitet tjetër. Ai ka shtuar se së shpejti do të hapim kapitujt e tjerë të negociatave dhe me gjasat, sipas Ramës, për të hyrë në BE brenda kësaj dekade.

"Në radhë të parë çdo kthim i atyre që janë jashtë janë kthim i një dije ekstra, për shkak të eksperiencës së mbledhur në realitet tjetër. Së dyti, nuk është Shqipëria dot aspak më e vështirë seç ishte Greqia dje, për këta njerëz që kur vajtën dje atje ishin frymë të gjalla në qiell të hapur, madje të mbuluar nga hija e paragjykimeve dhe sot fakt që 35% e prodhimit në Kretë që është zona më pjellore e Greqisë është e shqiptarëve.

Janë shumë më të fortë sot dhe kanë edhe dije ekstra, në rast se këta që kanë dilemë fillojnë dhe punojnë edhe tokën e tyre këtu, apo marrin e qira tokat e tjerëve, lidhen me të tjerët, me siguri që bëjnë sukses për arsye sepse nuk kanë arsye pse të mos bëjnë sukses siç mund të kishte deri dje dhe patjetër që nuk janë të huaj që nuk njohin terrenin ose… janë jo thjesht në habitatin e tyre por një armë, që shumëkush këtu nuk e ka, që janë armët e një eksperience jashtë vendit. Sigurisht që me avancimin që po kemi dhe së shpejti do hapim kapitujt e tjerë të negociatave dhe me gjasat që të hyjmë në BE brenda kësaj dekade, dhe vetvetiu do të jetë një investim shumë i mirë. Asnjë investim që është 100%, sa më 100% i sigurt të jetë investimi aq më pak fitime ke.

Kush nuk provon është e sigurt që nuk realizon, atë që do të donte. Kush provon edhe mund të dështojë, por them që Shqipëria është sot e gatshme për të pritur shumë më tepër emigrantë mbrapsht dhe nuk është Shqipëria ajo që duket nga TV, ku 90% të kohës dëgjon vetëm zi. Këtë javë kemi diskutuar pse kur korrupsioni fillon luftohet realisht perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet sepse fillon dhe ekspozohet, kthehet në një temë që ndikon në perceptim. Ndërkohë që jemi komplet një vend tjetër", thotë Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2025, 19:06

Tirana tjetër e Erion Veliajt!

Erion Veliaj TIRANË - Pavarësisht presionit politik dhe tubimeve të organizuara nga punonjës të Bashkisë dhe anëtarë...