Politike

"Nuk mund të fitosh një mandat duke arrestuar liderin e opozitës!" Berisha poston videon e JD Vance në Mynih: Këto fjalë i shkojnë shumë Ramës, kukullës së Soros-it në Tiranë

Në videon e postuar nga Berisha, JD Vance i dha një mesash Evropës për shtypjen e fjalës së lirë. Ai thotë se nuk mund të fitohet një mandat qeverisjeje duke censuruar kundërshtarët, duke arrestuar kundërshtarët apo liderin e opozitës.

14 Shkurt 2025, 19:57 Nga M.B
"Nuk mund të fitosh një mandat duke arrestuar liderin e
Sali Berisha dhe JD Vance

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në rrjetet social një video nga një pjesë e fjalës së zv.Presidentit të SHBA-ve JD Vanve gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Në videon e postuar nga Berisha, JD Vance i dha një mesash Evropës për shtypjen e fjalës së lirë. Ai thotë se nuk mund të fitohet një mandat qeverisjeje duke censuruar kundërshtarët, duke arrestuar kundërshtarët apo liderin e opozitës.

"Nuk mund të fitosh një mandat qeverisës duke censuruar kundërshtarët, duke arrestuar kundërshtarët apo liderin e opozitës... as duke paditur gazetarët që raportojnë lajme! Ne duhet të bëjmë më shumë në praktikë sesa të flasim vetëm për vlerat demokratike. Unë besoj thellësisht se nuk duhet të keni frikë nga zërat dhe opinionet alternative për mënyrën sesi liderët drejtojnë vende të ndryshme evropiane. Fjala e lirë, kam frikë se po censurohet”, tha Vance. 

Për këto fjalë Berisha thotë se i shkojnë më shumë se kujtdo tjetër kryeministrit Edi Rama, të cilin e etiketon si kukulla e George Soros-it në Tiranë. Berisha thotë se Rama arrestoi 3 liderët e partive kryesore opozitare për të marrë një mandat të katërt. 

"Këto fjalë i shkojnë më shumë se kujtdo tjetër Edi Ramës, kukullës së George Soros-it në Tiranë i cili arrestoi 3 liderët e partive kryesore opozitare për të marrë një mandat të katërt. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës", thotë Berisha.

jd vance sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2025, 19:06

Tirana tjetër e Erion Veliajt!

Erion Veliaj TIRANË - Pavarësisht presionit politik dhe tubimeve të organizuara nga punonjës të Bashkisë dhe anëtarë...