Politike

Kush ia “futi” Lalit? Deputetët e PD: Noc Rroku! Socialistët të mërzitur, në “kor” kundër drejtësisë!

Zhgënjimin e shfaqen dhe në Kuvendin e Shqipërisë! Të pyetur nga Piranjat se kush ia “futi” Lali Erit, socialistët zgjodhën të heshtin!

14 Shkurt 2025, 20:51 Nga M.B
Kush ia “futi” Lalit? Deputetët e PD: Noc Rroku!
Foto nga emisioni

TIRANA- Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj duket se i ka zënë të papërgatitur socialistët, të cilët me në krye Kryeministrin Edi Rama dolën në ‘“kor” kundër drejtësisë dhe morën në mbrojtje Veliajn, pavarësisht se ishin betuar se nuk do të ndërhyjnë në vendimet e “drejtësisë së re”.

Zhgënjimin e shfaqen dhe në Kuvendin e Shqipërisë! Të pyetur nga Piranjat se kush ia “futi” Lali Erit, socialistët zgjodhën të heshtin! Mes tyre dhe veterani i vjetër socialist, Pandeli Majko, mik i ngushtë dhe me Veliajn! Ky i fundit vijon të ketë probleme me dhëmballen kështu që e justifikojmë! Shalsi, Çuçi dhe Gogu nuk e mbuluan mërzinë, por dhe arrogancën përballë mikrofonit.

Ndërsa deputetët demokratë me sa duket e dinin përgjigjen, gishtin e fajtorit për atë që i ndodhi Veliajt e drejtuan nga Kryeministri EDi Rama! Ndërsa nuk i kursyen ironitë për udhëtimet e Veliajt me chartër apo veshjet e shtrenjta të zonjës së tij, Ajola Xoxa.

Për në këtë histori ka dhe një dilemë të madhe: Kush do ti mbjellë pemët tani që Lali është në burg?/ Piranjat

piranjat

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2025, 19:06

Tirana tjetër e Erion Veliajt!

Erion Veliaj TIRANË - Pavarësisht presionit politik dhe tubimeve të organizuara nga punonjës të Bashkisë dhe anëtarë...