Sport

Shantazhuan familjen Schumacher, tre persona dënohen në Gjermani!...

Autorët e shantazhit kishin kërkuar 15 milionë euro për të shmangur publikimin e videove dhe fotove private të familjes Schumacher.

15 Shkurt 2025, 08:30 Nga DOSJA
Shantazhuan familjen Schumacher, tre persona dënohen në Gjermani!...

GJERMANI - Tre persona janë shpallur fajtorë në një rast tentative shantazhi kundër familjes së Michael Schumacher.

Autorët kishin kërkuar 15 milionë euro për të shmangur publikimin e qindra fotove dhe videove private të familjes, si dhe kopje të dixhitalizuar të të dhënave mjekësore të Schumacher.

Agjencia e lajmeve DPA raporton se një gjykatë e qarkut në Wuppertal dënoi të pandehurin kryesor me tre vjet burg. Djali i tij u dënua me gjashtë muaj me kusht dhe një gjobë prej 1.200 euro.

Një tjetër i pandehur, një ish-roje sigurie për familjen, mori një dënim me kusht me dy vjet dhe një gjobë prej 2.400 € për ndihmë dhe nxitje të dy burrave të tjerë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll