Sport

Java e 25-të e Superiores do të luhet në dy ditë, të shtunën dhe të dielën...

Nesër, pra të shtunën do të luhen tre takime, ndërsa të dielën dy

14 Shkurt 2025, 17:55 Nga DOSJA
Java e 25-të e Superiores do të luhet në dy ditë, të

TIRANE - Java e 25-të e Kampionatit të 86-të Kombëtar të Superiores do të zhvillohet këtë fundjavë, më 15 dhe 16 shkurt.

Të shtunën do të luhen dy ndeshje në orën 13:30.

Kryesuesit e kampionatit, Egnatia do të presi Partizanin në “Egnatia Arena”, ndërsa Bylisi do të përballet me AF Elbasanin në stadiumin “Adush Muça”. Dita e shtunë do të mbyllet me sfidën mes Dinamo City dhe Vllaznisë, e cila do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:30.

Të dielën, do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 25-të. Laçi do të presë Teutën në orën 13:30, ndërsa Tirana dhe Skënderbeu do të përballen në “Elbasan Arena” në orën 16:30.

Kalendari i javës së 25-të

13:30: Egnatia - Partizani (15.02.2025)

13:30: Bylis - AF Elbasani (15.02.2025)

16:30: Dinamo City - Vllaznia (15.02.2025)

13:30: Laçi - Teuta (16.02.2025)

16:30: Tirana - Skënderbeu (16.02.2025)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll