Sport

Bayern Munich ka besim te vazhdimësia e Joshua Kimmich me bavarezët…

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Max Eberl, u pyet për të ardhmen e Joshua Kimmich (30 vjeç), të cilin PSG u përpoq ta marrte gjatë afatit kalimtar. Për të, mesfushori gjerman nuk do të largohet.

14 Shkurt 2025, 17:34 Nga DOSJA
Bayern Munich ka besim te vazhdimësia e Joshua Kimmich me

GJERMANI - Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich, lidhur me këtë çështje, u shpreh: “Ish-trajneri i kombëtares Joachim Löw ka thënë se do të kërkojë një klub jashtë vendit po të. ishte në vend të Joshua Kimmich”.

Po cili është rreziku që pëshpëritje, këshilla dhe opinione të tilla të bëhen gjithnjë e më publike dhe që Joshua Kimmich të largohet nga FC Bayern?

“Unë mendoj se Joshua Kimmich dëshiron të jetë në kontroll të fatit të tij. Edhe pse merr shumë këshilla, ai fokusohet tek vetja dhe familja e tij për të vendosur se çfarë do të bëjë. Të gjithë merren në pyetje.

Shumë njerëz kanë një mendim. Por Josh është një lojtar që luan për ne, ne thjesht folëm për lidershipin, kështu që kur flasim për lidership, mendoj se është Josh, dhe ai e di saktësisht se çfarë dëshiron në karrierën e tij”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll