Aktualitet

Me dokumente jo të rregullta dhe i dënuar, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Gjermani

Policia federale verifikoi identitetin e tij duke përdorur gjurmët e gishtërinjve dhe doli në përfundimin se ai njihej tashmë në Gjermani me një emër tjetër dhe ishte në kërkim nga prokuroria publike e Bremenit me një urdhër arresti që nga viti 2019.

14 Shkurt 2025, 19:40 Nga M.B
Me dokumente jo të rregullta dhe i dënuar, arrestohet
Foto ilustruese

GJERMANI- Autoritetet gjermane arrestuan më 11 shkurt një shqiptar pasi gjatë kontrollit të emigracionit, ai tentoi t’i shmangej një dënimi ekzistues me burg duke dhënë detaje të reja personale. Sipas mediave të huaja, shqiptari pavarësisht se kishte një pasaportë të vlefshme, ai pretendoi se leja e tij e qëndrimit (italiane) nuk disponohej aktualisht.

Policia federale verifikoi identitetin e 35-vjeçarit duke përdorur gjurmët e gishtërinjve dhe doli në përfundimin se ai njihej tashmë në Gjermani me një emër tjetër dhe ishte në kërkim nga prokuroria publike e Bremenit me një urdhër arresti që nga viti 2019.

Shqiptari ishte dënuar me disa vite burg në Bremen për trafik ilegal droge dhe pasi kreu një pjesë të dënimit, ai u lirua dhe u soll në Shqipëri. Kur u deportua, ai u informua se do të përballej me riburgim nëse do të kthehej në Gjermani.

gjermani

Sondazh

Poll