Bota

Konferenca në Mynih/ Zelensky: SHBA të mos marrë asnjë vendim për Ukrainën, pa Ukrainën! Nëse nuk kemi NATO duhet të dyfishojmë ushtrinë!

Gjatë fjalës së tij në konferencën për Sigurinë që po mbahet në Mynih në Gjermani me pjesëmarrjen e liderve botërore, Zelensky u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara “të mos marrin asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën”, përpara bisedimeve të pritshme me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance.

14 Shkurt 2025, 18:20 Nga B.Z
Konferenca në Mynih/ Zelensky: SHBA të mos marrë asnjë
Zelensky

MYNIH - Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u shpreh ditën e sotme se ushtria e vendit të tij do të duhet të dyfishohet në madhësi nëse NATO ia mohon anëtarësimin në aleancë.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për Sigurinë që po mbahet në Mynih në Gjermani me pjesëmarrjen e liderve botërore, Zelensky u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara “të mos marrin asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën”, përpara bisedimeve të pritshme me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance.

“Nëse nuk kemi NATO, NATO të vërtetë, do ta bëjmë NATO-n në Ukrainë. Do të thotë që ne duhet të rrisim dy herë ushtarët, ushtrinë tonë. Kemi 110 brigada. Rusia ka 220 brigada. Unë mendoj se ajo që është shumë e rëndësishme është takimi, për të mos marrë asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën. Është shumë e rëndësishme për mua të bëj presion (presidentin rus Vladimir) Putin. Vendosni të gjitha sanksionet, mendoj se Presidenti Trump është gati ta bëjë këtë. Ai ka gjithë këtë fuqi për ta bërë këtë. Kjo është arsyeja pse doja shumë të vija në Uashington, çdo ditë",- deklaroi Zelensky.

Presidenti ukrainas zbuloi gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë të mirë me Donald Trump, i cili i kishte dhënë numrin e tij personal.

“Më tha që mund ta telefonoj kur të dua. Shpresoj që ai të na ndihmojë, sepse është presidenti i SHBA-së dhe ka mbështetjen e popullit amerikan. Nëse ai zgjedh të jetë në anën tonë dhe jo neutral, mund ta detyrojë Putinin të ndalojë luftën,” përfundoi ai.

zelensky konferenca e mynihut

Sondazh

Poll