Bota

Sulm me bombë në Pakistan, 11 minatorë humbin jetën, 8 të tjerë mbetin të plafosur

Gjithashtu nga sulmi me bombë mbetën të plagosur edhe tetë persona të tjerë, të cilët po marrin trajtim në spital. 

14 Shkurt 2025, 17:52 Nga E. D
Sulm me bombë në Pakistan, 11 minatorë humbin jetën, 8
foto ilustruese

PAKISTAN- Një kamionçinë që transportonte minatorë për nxjerrjen e qymyrit në provincën e paqëndrueshme jugperëndimore pakistaneze të Baloçistanit u godit nga një bombë ku mbetën të vdekur të paktën 11 punëtorë.  Gjithashtu nga sulmi me bombë mbetën të plagosur edhe tetë persona të tjerë, të cilët po marrin trajtim në spital. 

“Incidenti i fundit ndodhi në distriktin Harnai, pranë kryeqytetit provincial të Quetta, herët në mëngjes. Disa prej tyre ishin në gjendje kritike dhe numri i viktimave mund të rritet”, tha shefi i administratës locale, Wali Kakar

E dyshuara kryesora është Ushtria Çlirimtare e Baloçistanit (UÇB), një grup militant i guerrilëve etnikë Baloç, që lufton për pavarësinë nga Pakistani. Në tetor, një grup personash të armatosur sulmuan një minierë qymyri në rajon, duke vrarë të paktën 20 punëtorë.

"Një pajisje shpërthyese e improvizuar ishte vendosur në anë të rrugës, e cila shpërtheu kur minatorët e qymyrit arritën në vend," tha një zyrtar paraushtarak.

Gjithashtu zyrtari, i cili nuk pranoi të identifikohej, shtoi se mund të ketë qenë një pajisje e drejtuar nga distanca.
Zëvendës komisioneri i rajonit, Hazrat Wali Agha, tha se 17 minatorë ishin në kamion kur shpërtheu bomba.
Një mjek në spitalin lokal tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike. Balochistani i pasur me minerale, i cili kufizohet me Iranin dhe Afganistanin, ka qenë skena e një kryengritjeje dhjetëvjeçare nga grupet separatiste etnike Baloch.

sulm me bombe ne pakistan

Sondazh

Poll