Bota

JD Vance akuzoi BE-në për censurë, ministri gjerman i Mbrojtjes: E papranueshme! Vendosi në pikëpyetje demokracinë në Europë

JD Vance akuzoi në mënyrë të përgjithshme qeveritë evropiane se po injorojnë shqetësimet e votuesve mbi emigracionin dhe se po kufizojnë lirinë e shprehjes.

14 Shkurt 2025, 18:21 Nga M.B
JD Vance akuzoi BE-në për censurë, ministri gjerman i Mbrojtjes:
Boris Pistorius

MYNIH- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kundërshtoi deklaratat e nënpresidentit të SHBA-së, JD Vance, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. JD Vance akuzoi në mënyrë të përgjithshme qeveritë evropiane se po injorojnë shqetësimet e votuesve mbi emigracionin dhe se po kufizojnë lirinë e shprehjes. Nga ana tjetër Pistorius iu përgjigj akuzave duke thën se demokracia u vu në pikëpyetje nga nënpresidenti i SHBA-së për të gjithë Europën.

“Demokracia u vu në pikëpyetje nga nënpresidenti i SHBA-së për të gjithë Europën më herët. Ai flet për shkatërrimin e demokracisë. Dhe, nëse e kam kuptuar saktë, ai po e krahason gjendjen në disa pjesë të Evropës me atë në rajone autoritare… kjo nuk është e pranueshme", tha Pistorius nga skena kryesore e konferencës.

konferena ne mynih

Sondazh

Poll