Politike

Nën hetim nga SPAK/ Benet Beci fotografohet në një restorant me Arben Krajën, çfarë e lidh kryebashkiakun e Shkodrës me prokurorin?

Nga ky takim janë ngritur disa pyetje ndër të cilat çfarë mund ta lidhë kryetarin e bashkisë së Shkodrës dhe prokurorin e SPAK.

14 Shkurt 2025, 11:16 Nga N.F
Nën hetim nga SPAK/ Benet Beci fotografohet në një restorant me
Beci dhe Kraja

TIRANË- Një takim i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci dhe prokurorit të SPAK, Arben Kraja ka ngritur pikëpyetje në media. Në një foto të publikuar nga media VNA.al duket Beci dhe Kraja të cilët janë ulur në një restorant dhe bisedojnë.

Duhet theksuar se Beci ështën në hetim nga SPAK. Nga ky takim janë ngritur disa pyetje ndër të cilat çfarë mund ta lidhë kryetarin e bashkisë së Shkodrës dhe prokurorin e SPAK. VNA shton se njëri nga të dy duhet të shpjegohet për këtë takim, edhe duke thënë se ndoshta ka qenë një takim miqësor. 

Nën hetim nga SPAK/ Benet Beci fotografohet në një restorant me
Takimi


Becit më 4 nëntor Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar procedimi penal për veprën e korrupsionit, gjatë kohës që ka qenë në krye të Fondit Shqiptar i Zhvillimit të cilin e ka drejtuar që në kohën e qeverisë "Berisha" dhe në vazhdim në qeveritë "Rama", deri sa u përfshi në politikë duke kandiduar dhe zgjedhur si kryebashkiak i socialistëve në qytetin e Shkodrës.

benet beci arben kraja

Sondazh

Poll